Java e kodimit është organizim global me qëllim ngritjen e vetëdijesimit të prindërve dhe fëmijëve në gjithë botën rreth mësimit efektiv të teknologjisë informative nga fëmijëria. Gjatë orës se kodimit fëmijët kuptojnë rëndësinë e të mësuarit të programimit si dhe provojnë zbatimin e saj në praktike.

Duke marrë parasysh se Shkolla Digjitale është ngushtë e lidhur me organizatën CODE në Amerike, gjatë kësaj iniciative globale edhe Shkolla Digjitale iu është bashkangjitur këtij eventi.

Gjatë Javës së Kodimit në Shkollën Digjitale në Prishtinë dhe Ferizaj, është thyer rekordi në Kosovë dhe në rajon ku si një shkolle e vetme ka arritur të i pranoj mbi 1200 nxënës të cilët e kanë provuar një orë të kodimit pa pagesë dhe kanë dëgjuar ligjëratën për rëndësinë e programimit.

Edhe pse në Kosove kjo temë nuk është ende duke u shtjelluar me seriozitet nga institucionet dhe mediat, Shkolla Digjitale është duke e mbushur një boshllëk në edukimin e fëmijëve përmes kurseve të organizuara për teknologji informative.

Sot në Shkollën Digjitale mbi 600 fëmije ndjekin kurset e rregullta të programimit. Pas vetëm 2 viteve qe nga fillimi i Shkollës Digjitale ,nxënësit kanë arritur të krijojnë Aplikacione Mobile, të ndërtojnë webfaqe si dhe të krijojnë lojëra kompjuterike.

Ndihemi krenar që po kontribuojmë në zhvillimin e kësaj gjenerate e cila o do të nxjerr kuadro të reja profesionale qe do të jenë në gjendje të përballen me sfidat e se ardhmes.

« 1 of 8 »
Regjistrohu Tani

Mbi 600 nxenes mesojne programim me Shkollen Digjitale.

Programimi eshte e ardhmja e te gjitha profesioneve. Meso si te krijosh lojera, programe, webfaqe dhe aplikacione mobile!
Regjistrohu Tani