Nëse e shikojmë historikisht krijimin e profesioneve dhe zhdukjen e tyre në kohë, atëherë mund të vërejmë një ndërrim drastik në mënyren e të punuarit dhe kategorinë e profesioneve vetem viteve të fundit! E gjitha kjo është duke ndodhur falë teknologjisë e cila ka pushtuar cdo sferë të jetës. Është mirë të ndalemi dhe të shikojmë se ku është duke na drejtuar e ardhmja dhe të mendojmë se a jemi duke i përgatitur fëmijët për një të ardhme kur në fakt ne sot në nuk e dijmë se çfarë profesione do të ekzistojnë në periudhën kur ata do të rriten dhe të jenë të gatshëm për punë.

Është e rëndësishme të ceket se për këtë lloj të ardhme, aftësitë si mendimi kritik, aftësia per zgjidhjen e problemeve dhe kreativiteti janë më të rëndësishme se sa njohuria faktike e cila sot është zëvendësuar pothuajse komplet nga interneti.

Në kuadër të orëve mësimore në Shkollën Digjitale, ku shpjegohet rëndësia e punës në ekip apo Crowdsourcing, nxënësit e Shkollës, arritën të sigurojnë të dhëna të mjaftueshme për krijimin e infografikut të profesioneve përgjatë viteve. Përmes kësaj, nxënësit e realizuan një detyrë të hulumtimit ku gjatë realizimit të saj, ata u ballafaquan me sfida reale si caktimi i liderit, udhëheqja, percjellja e liderit, sdifat në ekip dhe sfidat në internet për të siguruar informatën e duhur.

Të dhënat e gjetura nga hulumtimi i realizuar nga nxënësit e Shkollës Digjitale:

Profesionet Dje sot dhe Neser

Grupet punuese:

  • Agario
  • Debuggers
  • FP Elite
  • Hackers
  • Matrix
  • Programmers
  • The Trumplers
  • White Hats