Programim… eshte nje term qe zakonisht ne momentin qe e degjojme, na asocon ne nje grup te individeve qe jane eksperte te tekonologjise. Sidoqofte, programimi nuk eshte vetem per eksperte te teknologjise! Gjate viteve te fundit eshte zhvilluar nje plan program mesimor i cili mundeson femijet te mesojne te kodojne ne gjuhe programuese.

Shkolla DigjitaleSipas Mitch Resnick nga MIT Media Lab, shumica e femijeve qe sot jane te ekspozuar ne teknologji te japin pershtypjen se jane gjenerate teknologjike dhe mund te bejne cfare te duan me konpjutere. Sidoqofte, ky eshte nje koncept i gabuar, pasi qe sipas statistikave shumica e femijeve dijne te shfletojne webfaqe, te komunikojne ne chat dhe te luajne video lojra.

Mitch shton se duket sikurse femijeve iu kemi mesuar te lexojne, por jo edhe te shkruajne. Sipas tij, ne iu kemi mesuar atyre se si te i perdorim kompjuteret por jo edhe si te shprehin kreativitetin e tyre permes kompjutereve. Me fjale te tjera eshte njejte sikurse te i mesojme si te lexojne por jo edhe si te shkruajne.

Kodimi nuk eshte vetem per eksperte te kompjutereve, thote Mitch Resnic – ajo eshte per te gjithe.

Ne videon me poshte, ju mund te shifni te gjithe prezantimin e tij ne TED si dhe te shikoni se pse programimi eshte vegel e rendesishme ne zhvillimin e kreativitetit te femijes dhe zhvillimin e metodologjise te mesuarit ne pergjithesi. Gjithashtu ju mund te shifni se si eshte krijuar gjuha programuese Scratch per femije, qe eshte zbavitese dhe njehohesisht shume edukative.

Regjistrohu Tani

Deshiron ta regjistrosh femiun tend?

Regjistrohu online dhe ne do te ju lajmerojme per detaje sa me shpejte!
Regjistrohu Tani